Kerpudhat jane te pasura me fibër, kalium dhe vitaminë C, të cilat mirëmbajnë sistemin kardiovaskular dhe ndihmoje rregullimin e nivelit te tensionit ne gjak. Parandalon kancerin e gjirit, kancerin e gjakut dhe prostate. Rregullon sheqerin ne gjak.
Përbërësit
230g kërpudha
20g gjalpë
1 tufë me kopër
Kripë
Piper
Përgatitja
Si fillim lani dhe pastroni kërpudhat. Lërini të thahen plotësisht para se t’i gatuani.
Pritini në feta jo shumë të trasha. Ndërkohë vendosni një tigan në zjarr dhe hidhni gjalpin.
Kur ai të shkrijë hidhni kërpudhat dhe kaurdisini me kujdes.
Kur kërpudhave t’u ketë rënë volumi dhe të kenë marrë një ngjyrë të artë shtoni dhe pak gjalpë. Lërini dhe pak të skuqen dhe shtoni kripën, piperin dhe koprën e grirë.